Flash News

KRYESORE

Zbulohen 5 destinacionet e para që do të mbulojë ‘Air Albania’, linja të reja për shqiptarët

Zbulohen 5 destinacionet e para që do të mbulojë ‘Air

Linja ajrore shqiptare, ‘Air Albania’ pritet të nisë nga puna vitin e ardhshëm, ndërkohë që janë zbuluar destinacionet e para që do të mbulohen. Nga aeroporti i Tiranës, ‘Air Albania’ do të udhëtojë për në Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Sarajevë dhe Zagreb, destinacione rajonale të cilat nuk mbulohen aktualisht nga asnjë linjë ajrore.

Deri më tani, Tirana lidhet me kryeqytetet e rajonit nëpërmjet ‘Air Serbia’ me Beogradin dhe ‘Adria Airëays’ me Lubjanën.

Ende nuk ka informacione nëse linja shqiptare do të mbulojë edhe Italinë, destinacioni kryesor i shqiptarëve dhe që zë pjesën më të madhe të fluturimeve nga aeroporti ‘Nënë Tereza’.

‘Air Albania’ do të ngrihet në bashkëpunim me kompaninë turke ‘Turkish Airlines’.

Të fundit