“Zemër unë të dua shumë, por kjo gjë nuk mund të vazhdojë…”, Neda e “Big Brother” tregon çfarë ndodhi pas lindjes

Neda dhe Ogreni janë çifti dashuria e të cilëve nisi në Big Brother ndërsa sot edhe pas shumë vitesh janë të dashuruar e prindër të dy fëmijëve.

Ish-banorët e edicionit të 4 të “Big Brother Albania”, Neda Karafili dhe Ogren Balluku pas Serzhit të vogël, pak muaj më parë kanë sjellë në jetë një tjetër djalë, i cili quhet Zai.

Neda e ftuar në emisionin “Trokit” në IN TV për të folur për stresin dhe gjithçka që përjeton një grua pas shtatzënisë.  Ajo rrëfeu situatën e saj pas lindjes dhe një moment të vështirë që kaloi bashkë me bashkëshortin e saj vetëm pak ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin e dytë.

“Fati më i mirë ishte që unë kisha një partner me shumë kurajo dhe mbështetës. Pastaj…Ndodhi nga dita e 5-6-të që Zai kishte lindur. Më tha: “Zemër unë të dua shumë, por kjo gjë nuk mund të vazhdojë”,-dhe iku, u zhduk. Më la 6 orë vetëm me djalin, nuk u duk në shtëpi dhe kur ai u kthye, mua më kishte kaluar çdo gjë si me magji”, – rrëfeu Neda.

“Isha vetëm unë dhe bebja ime që nuk e kishim babin të na përqafonte dhe të na jepte zemër. Aty ishte tamam një grusht i fortë që unë kisha nevojë për të reaguar.”,- është shprehur Neda e cila ka folur më tej për familjen e saj.