Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Zëri i Amerikës: Franca me plan të ri për zgjerimin e BE-së, më shumë detyra dhe penalitete
Me mbledhjen e krerëve të shtetit që po afron më 18 tetor, po fillon e po qartësohet më shumë qëndrimi i Francës. Presidenti Manuel Macron, gjithnjë ka qenë hezitues për zgjerimin BE-së. Kjo sepse ën fillim ai kërkon reformimin brenda unionit.
Nga Parisi, sipas “Zërit të Amerikës”,vjen një propozim që ka të bëjë me procesin e zgjerimit.
Komisioni Europian pritet që të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve u kërkohet të avancojnë me reformat, por vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian do të shtyhet.
“Franca kërkon që negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet.
Kjo është në funksion të zbatimit të prekshëm të reformave, veçanërisht ato që lidhen me shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të drejtave themelore.”, shkruan Zëri i Amerikës.
Për Shqipërinë, duket se përveç propozimit gjerman, Franca të mund të shtojë edhe ndonjë element shtesë.