Flash News

KRYESORE

‘Zëri i Amerikës’ kontakton autoritetet italiane: Pjetri i dënuar në Itali për trafik droge

‘Zëri i Amerikës’ kontakton autoritetet italiane: Pjetri i

‘Zëri i Amerikës’ ka shkruar sot për rastin e Valdrin Pjetrit, duke theksuar se Partia Demokratike sot demonstroi me fakte se kandidati socialist ka qenë i dënuar për trafik drogë në Itali në vitin 2003.

Zëri i Amerikës thekson se ka mundur të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

“Kandidati socialist Valdrin Pjetri duket se nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ku ai nuk është ulur ende. Dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike dëshmojnë se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe për më tepër e ka mbajtur të fshehtë këtë dënim. Valdrin Pjetri rezulton të jetë arrestuar më 27 Janar 2003 në Firence, dhe një ditë më pas, përpara gjykatës, ka pranuar fajësinë.

Edhe sot përmes një statusi në Facebook, ai mohoi sërish akuzat, duke u shprehur se “e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e Partisë Demokratike”-shkruan Zëri i Amerikës.

Në fund të shkrimit ‘Zëri i Amerikës’ thekson se Valdrin Pjetri, ka një karrierë për t’u patur zili, e nisur që në kohën e qeverisë Berisha, ku sipas curriculumit të tij, rezulton se nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas ka mbuluar disa detyra drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes deri në vitin 2018, kur u emërua drejtues i Hipotekës e më pas Prefekt i Shkodrës.

Partia Demokratike ka publikuar sot prova konkrete që pretendon se Valdrin Pjetri, përfaqësuesi i PS, i shpallur fitues në 30 qershor për bashkinë e Shkodrës ka qenë i dënuar për trafik drogë në Itali në vitin 2003.

Të fundit