Zgjedhjet në Francë, Macron fiton presidencën me diferencë vendimtare mbi Le Pen

Francezët votuan sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ende pa u mbyllur qendrat e votimit filluan të publikoheshin exit-poll-et e para që flasin për një fitore të Emanuel Macron me mbi 65 % të votave.

Sipas Exit Poll-eve të publikuara pasditen e sotme në mediat franceze, kandidati për President i Francës, Emmanuel Macron kryeson bindshëm ndaj Marine Le Pen. Sondazhet e zhvilluara nga Ipsos, Ifop dhe Bva i japin kandidatit probiznesit një përparësi bindëse ndaj lideres së Frontit Nacional. 

Beteja e fortë mes kandidatëve nga partitë e qendrës së djathtë dhe dhe qendrës së majtë, bëhet edhe më interesante pasi asnjë prej dy partive nuk ka qeverisur në Francë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Rezultati sipas Exit Poll:

Emmanuel Macron – 66%

Marine Le Pen – 34%

Ndërkohë mediat franceze flasin dhe për pranimin e humbjes nga ana e Le Penn.