Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, kandidatët fushatë ‘derë më derë’

Prej disa ditësh Armando Duka dhe Bashkim Fino kanë nisur fushatën për zgjedhjet që do të mbahen në datën 7 shkurt dhe që do të përcaktojnë se kush do të drejtoj Federatën Shqiptare të Futbollit për 4-vitet e ardhshme.

Të dy kandidatët janë duke zhvilluar një fushatë të llojit ‘derë më derë’. Duka dhe Fino janë duke u takuar me përfaqësuesit e të gjitha klubeve të cilat kanë të drejt vote në 7 shkurt. Në media janë publikuar lajme kur dy kanidatët janë takuar me kryebashkiakët të cilët drejtojë klubet që menaxhohen nga bashkitë.

Të gjitha takimet, ndryshe nga të gjitha fushatat e tjera, në politikë, universitete apo sektorë të tjerë, takimet për zgjedhjet në FSHF zhvillohen kokë më kokë, mes kandidatit dhe përfaqësuesit të klubit.

Të fundit