Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhorja’, Ngjela: S’ka zgjedhje të lira pa përfunduar reforma në drejtësi

‘Zgjedhorja’, Ngjela: S’ka zgjedhje të lira pa

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela nuk beson te reforma zgjedhore. Në emisionin ‘Ilva Now’ në Euronews Ngjela tha se çdo ligj elektoral nuk ka fuqi të plotë pa përfundimin e reformës në drejtësi, pasi sipas tij i rëndësishëm nuk është vetëm ligji por edhe arbitri.

“Nuk kam besim te reforma zgjedhore, pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Këta kanë forca ekstra ligjore, të dyja partitë. Zgjedhje të lira nuk ka pa përfunduar reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët ngulin këmbë tek ligji elektoral sepse mendojnë se reforma në drejtësi do të shkojë deri në fund”, u shpreh Ngjela.

“Fakti që opozita kërkon nesër mbledhjen dhe ka pasur një takim sot (takimi i ambasadorëve me Bashën), do të thotë se është kërcënuar. Takimi i sotëm kishte një nivel të lartë. Gjithçka merret me kërcënim dhe kjo është turp për shqiptarët”, tha Ngjela.

Ngjela nuk la pa kritikuar as dy liderët e partive kryesore, teksa tha se

me lista të hapura do të merrnin goditje nga votuesit në rang kombëtar. “E pe në Kosovë, se çfarë ndodhi me Isa Mustafën. Edhe këtu kështu do të ndodhtr. Kështu do të ndodhi dhe me Ramën dhe Bashën. Bëhet normë për të rrëzuar kryetarët që nuk votohen. Basha është kryetar artificial. Po të ishte kaq i fortë Rama, bënte Kongres, por nuk bën. Ndërsa ky tjetri bën kongres por me Saliun”, tha avokat Ngjela.

Të fundit