Flash News

KRYESORE

Zgjidhet kreu i ri i VMRO-së, ky është pasuesi i Nikolla Gruevskit

Zgjidhet kreu i ri i VMRO-së, ky është pasuesi i Nikolla

Kristijan Mickovski do të jetë lideri i ri i partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit

Në fjalimin e tij në përfundim të kongresit të parakohshëm në Vallandovë, Mickovski u zotua se nuk do të jetë kukull në duart e askujt, ashtu siç është përfolur në opinion, raporton Alsat.m

Ai u zgjodh në krye të partisë opozitare me 376 vota nga 428 delegatë të pranishëm, kurse 52 u shpallën të pavlefshme.

Ish-kreu i partisë, dhe ish-kryeministri i vendit Nikolla Gruevski u shpall kryetar nderi i VMRO-DPMNE.

Ai në një fjalim prej 1 ore e gjysmë akuzoi për tradhti disa delegatë, anëtarë të partisë.

Të fundit