Flash News

KRYESORE

Zhdekretimi i zgjedhjeve, DASH mesazh të qartë: Palët politike të shmangin konfrontimet

Zhdekretimi i zgjedhjeve, DASH mesazh të qartë: Palët politike

Departamenti Amerikan i Shtetit po analizon vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Një zëdhënës i DASH, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e sotme për shtyp u shpreh se nëse ka ndonjë amerikan që dëshiron të monitorojë zgjedhje të tilla, duke nënkuptuar pa opozitë, le të shkojë në Korenë e Veriut.

Të fundit