Flash News

KRYESORE

Zheji: Rama e ka gjetur zëvendësuesin e Ilir Metës. Nuk është Jozefina Topalli

Zheji: Rama e ka gjetur zëvendësuesin e Ilir Metës. Nuk

Për analistin Artur Zheji, tentativat e Edi Ramës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta tregojnë se ai kërkon ta ketë nën kontroll këtë institucion. Në studion e “Top Talk” në Top Channel, ai e cilëson këtë si proçes “erdoganizimi” të vendit.

I pyetur se kush mund të ishte presidenti i ri i Shqipërisë, në rast të shkarkimit të Metës, Zheji përgjigjet: “Gramoz Ruçi. Pse jo? Atij i përket. Pse ti mendon se do e peshkojë presidentin e ri nga opozita?”.

Gramoz Ruçi është aktualisht kryetar i parlamentit dhe deputet i Partisë Socialiste. Në media, ai nuk e ka shprehur asnjëherë dëshirën për qenë në krye të vendit. Per kete pozicion eshte permendur edhe emri i Jozefina Topallit, por duket alternativa e saj ka rene si opsion.

Të fundit