Flash News

KRYESORE

Zjarr në një banesë sociale në Shkozë, babai arrin të nxjerrë jashtë bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur

Zjarr në një banesë sociale në Shkozë, babai arrin

Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një pallati në Shkozë. Në banese ishin bashkëshortët dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët në momentin kur ka rënë zjarri kanë qenë në gjumë. Fatmirësisht ata kanë arritur të dalin nga banesa dhe ka qenë kryefamiljari i cili ka shpërthyer derën, duke nxjerrë jashtë familjen e tij dhe veten.

Zjarri ka rënë në një prej banesave sociale të ndërtuara për të pastrehët. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, por shkaqet e sakta akoma nuk dihen. Banorët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim, por priten rezultatet e ekspertizës për të zbardhur shkaqet e vërteta.

Nuk raportohet që nga zjarri të ketë të lënduar, por në banesën e përfshirë nga zjarri është djegur gjithçka që kishte familja me tre fëmijë, ku më i vogli është gjashtë muash.

Të fundit