Flash News

KRYESORE

Zyrtare: U prezantua te rivalët, Partizani rrëmben mbrojtësin

Partizani i ka habitur të gjithë teksa ka firmosur me Dorian Kërçikun. Ekipi i kuq ka prezantuar lojtarin nga zyra e klubit. Ai ka bërë dhe foton zyrtare me klubin e ri dhe do t'i bashkohet trajnerit Sormani në Antalia, Turqi.

Njoftimi - "Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për këtë sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm. 26 vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana.

"Gjithashtu Kërçiku ka qenë edhe pjesë e ekipeve përfaqësuese U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Mbrojtësi do t'i bashkohet menjëherë skuadrës në Antalia për tu vënë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani", - shkruajnë "Demat e kuq". Interesant është fakti që Kërçiku u prezantua nga Bylisi, por tani ka firmosur me Partizanin. Lëvizje e çuditshme.

Të fundit