Flash News

KRYESORE

Zyrtari i lartë hungarez flet qartë nga çadra: Nuk duam një narko-shtet në Europë

Zyrtari i lartë hungarez flet qartë nga çadra: Nuk duam

Drejtuesi i Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin e Hungarisë, Zsolt Nemeth ka dhënë sot mbështetjen maksimale të shtetit të tij për protestën e Partisë Demokratike dhe kauzat e saj.

Duke folur nga çadra në Tiranë, Nemeth theksoi se fliste në emër të kryeministrit Viktor Orban dhe se Budapesti përshëndet qëndresën 76 ditore të qytetarëve shqiptarë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershëm.

Ai theksoi se BE nuk dëshiron brenda saj një narko-shtet, ndërsa akuzoi të huajt për ndërhyrje korruptive në shtetet e Europës Lindore.

“Jam këtu për të përcjellë mesazhin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, dhe dua t’ju them se sot jam me ju, sot jemi me ju shqiptarë. Ju keni miq në Europë, nuk jeni të vetëm. Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj 76 ditore. Kjo vërteton se ju keni arritur një agim të ri. Është e njëjta luftë që edhe ne e kemi bërë, ashtu siç kemi luftuar komunizmin me Viktor Orban dhe Sali Berishën. Nuk ka qenë e lehtë për fitorja ishte e jashtëzakonshme.

Interferenca e të huajve është një lloj korrupsioni në Europën lindore. Ne nuk duam të shohim në Europë një narkoshtet. Ne do të t’ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lira e të ndershme. Jam i bindur se ju do e fitoni këtë betejë, sepse e shkuara jonë është e përbashkët dhe e ardhmja jonë është e përbashkët në BE”, u shpreh Zsolt Nemeth.

 Nemeth është personaliteti i radhës i huaj që mbështet protestën e opozitës shqiptare, pasi pjesëmarrës në çadër të kongresmenëve amerikanë dhe zyrtarëve nga Italia, Austria dhe Gjermania.

Të fundit