Flash News

KRYESORE

Aksidente me vdekje/ Policia rrugore me masa të ashpra për dy akset rrugore që të lidhin me Tiranën

Aksidente me vdekje/ Policia rrugore me masa të ashpra për dy akset

Policia Rrugore ka shtuar së tepërmi masat si edhe penalizimet ndaj të gjithë atyre drejtuesve të mjeteve të cilët përbëjnë rrezik në rrugët e vendit në javët e fundit. Edhe pse numri i aksidenteve është ulur, problem i madh ngelet fakti që janë shtuar viktimat.

Dy janë rrugët me rrezikshmëri të lartë në vend që të lidhin me kryeqytetin; akset automobilistike, Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Durrës. Por shqetësim ngelet edhe aksi rrugor Fushë Krujë-Milot.

Në tre muajt e fundit kanë humbur jetën 20 persona në këto akse, duke treguar një problematikë të madhe.

Gjatë muajve shtator-tetor 2019 u shënuan 42 aksidente me vdekje, 17 me shumë se e njëjta periudhë e një vit më parë. Në nëntorin kanë humbur jetën 13 persona në 18 ditë

Sipas policisë rrugore shkaqet e aksidenteve vijnë nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga vetë shoferët, të cilët ngasin me telefon në dorë, tejkalojnë normat e shpejtësisë, apo edhe konsumojnë alkool.

Por edhe këmbësorët nuk ngelen pas. Pavarësisht se Kodi Rrugor është ashpërsuar, ka shkelje të tij nga këmbësorët, që sjellin edhe pasoja.

Të fundit