Flash News

KRYESORE

Akuzat e Berishës për emërimet në burgje nga Sterkaj dhe Doshi, mesazhi i fortë i Ramës për dy deputetët: Nuk janë zyra partie

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë socialiste për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili deklaroi se emërimi i anëtarëve të administratës në burgun e Shkodrës po emërohen me listë votuesish të përgatitur nga deputetët Sterkaj dhe Doshi.

Rama është shprehur se në burgjet nuk janë zyra partie dhe se nuk do  ta marrin tepsinë për vete por do ta çojnë për skrap. Sipas Ramës përzgjedhja e atyre që do të emërohen në administratën e burgjeve duhet të kenë mbaruar Akademinë e Sigurisë.

“Ndaj në këtë pikë dua jo mirëkuptimin, por qartësinë e të gjithë deputetëve në radhë të parë që burgjet nuk janë zyra partie, dhe ato që i kemi thënë njerëzve atje unë ia kam thënë me bindje se nuk duam ta marrim tepsinë për vete, por ta çojmë tepsinë për skrap,se nuk duam ta marrim tepsinë nga oborri i LSI e ta çojmë në oborrin e PS. Rreth 130 vetë kanë shkuar për ndjekje penale në burgje e të tjerë do shkojnë në ndjekje penale. Edhe në burgun e Shkodrës, gjithë përzgjedhja është bërë dhe do përfundojë përmes testimit të të gjithë atyre që përfundojnë në Akademinë e Sigurisë dhe kështu do kemi një sistem burgjesh të sigurt, evropian jo sistem tepsie”,- u shpreh Rama.

Të fundit