Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Akuzat nga UEFA, ish-deputeti i PD: Nuk di as të vendos skedina, jo më të trukoj ndeshje
Në raportin që UEFA ka akuzuar Skënderbeun për trukim ndeshjes është edhe emri i ish-deputetit të PD-së, Dashnor Sula. Ish-presidenti i klubit të futbollit Shkumbini, sipas UEFA-s, ka ndikuar në trukimin e dy ndeshjeve në Dhjetor të vitit 2012 përballë Skënderbeut.
Vetë Sula, i ka mohuar akuzat më 16 shkurt 2018-të, duke sqaruar se ai nuk do të vendosë baste, jo më të manipulojë ndeshje.
“Reagim im është i qetë i kthjellët, kristal, kam qenë njeriu që nuk kam toleruar kurrë, raporti për të qenë korrekt thuhet që ka trukuar Skënderbeu pa dijeninë e klubeve të tjera, në të dyja këto ndeshje nuk kam qenë asnjëherë, trukimi i ndeshje duhet të kesh elementë përbërës lidhës, padashur trajneri, presidenti, lojtarët, kompania për të gjetur është shumë e thjeshtë, i është thënë një trajneri një lojtari, prokuroria duhet të presë vendimin e UEFA-s.
Kujtoj se në vitin 2011, kur Flamurtari kishte trajner kunatin tim (Gugash Maganin), Shkumbini nuk toleroi ndaj vlonjatëve, edhe pse ne kishim siguruar mbijetesën. Edhe pse mund të toleronim ndaj Flamurtarit, ne nuk e bënë një gjë të tillë, siç nuk kemi toleruar edhe ndaj Skënderbeut.
Akuzat e UEFA-s ndaj meje? Jam shumë i qetë. Mua më njohin të gjithë, sepse kam qenë një president që nuk toleroja kurrë në një ndeshje futbolli. Unë kam edhe diçka tjetër; nuk kam vendosur kurrë një lloto sporti në jetën time, sepse nuk besoj në bixhoz. Unë nuk jam ulur të pi një kafe me presidentin e Skënderbeut, Takaj. As me Boden nuk kam komunikim.
2 ndeshje të kampionatit dhe të kupës 2011-2012, ekipi i Skënderbeut ka qenë ekip i konsoliduar, luftonin për të mbijetuar ndeshje në Korçë, po të kishte fituar Shkumbini, ka humbur penallti Kotorri dhe ka fituar Skënderbeu, nga krahu i klubit 100 për qind që ne nuk kemi qenë pjese, të kishim lidhje drejtpërdrejt 2013 na ka nxjerrë nga Kategoria në Peqin”, ka deklaruar ai në një interviste për Report TV.
- Skënderbeu/ UEFA fajëson Ridvan Boden: Kërcënoi me jetë trajnerin argjentinas
- Ish-kryeprokurori sinjalizoi dënimin e Skënderbeut: Provat e UEFA-s, të pakundërshtueshme