Flash News

KRYESORE

Alibeaj i drejtohet qeverisë: Jeni marrë peng në bagazhin e makinës audi AA 003 GB

Alibeaj i drejtohet qeverisë: Jeni marrë peng në bagazhin e

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, duke folur për projektligjin për vettingun në polici, i adresoi një sërë pyetjesh ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Alibeaj tha se vetingu në polici duhet bërë por u shpreh skeptik sa i takon vullnetit të qeverisë.

“Duhet bërë po kush ta bëjë? Edi Rama arkitekti i kësaj katrahure? Ta bëjë Tahiri? Apo ti (i drejtohet Xhafs) që krijove katrahurën e vetingut gjyqësor?”, u shpreh Alibeaj i cili i kujtoi Xhafës se nuk ka bërë ende asgjë për kapjen e familjeve dhe klaneve kriminale apo edhe për kapjen e tre oficerëve të policisë që janë në kërkim.

Deputeti i PD-së e mbylli fjalën e tij në Kuvend duke thënë se mazhoranca është e marrë peng.

“Të gjithë si qeveri, nga i pari tek i fundit, jeni lidhur dorë për dorë dhe jeni marr peng në bagazhin e makinës audi AA 003 GB”, përfundoi Alibeaj.

Të fundit