Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Ambasadorja amerikane mbërrin në Tiranë pas pak ditësh. Më 30 janar organizon pritje
Ambasadorja e re amerikane Yuri Kim, që do të zërë vendin e ish-ambasadorit Donald Lu, do të mbërrijë në Tiranë pas disa ditësh, njoftojnë burime të sigurta për Politiko.al. Zonja Kim i ka kaluar të gjithë 'rrathët e nevojshëm' të emërimit duke marrë miratimin në Komisionin e Jashtëm dhe në Senat pas kandidimit nga Presidenti Trump.
Para dy ditësh ajo u takua edhe me Mathew Palmer, të dërguarin e posaçëm të Trump për Ballkanin. Siç mëson Politiko.al, Ambasada amerikan do të organizojë një ceremoni pritjeje për nder të Ambasadores së re.
Yuri Kim është një diplomate karriere dhe ka shërbyer në disa vende të botës. Politiko.al ka publikuar një profil të saj bazuar në burime të afërta me të dhe me akses në Departamentin e Shtetit.