Flash News

KRYESORE

Palmer takon Yuri Kim, ambasada amerikane zbardh dy çështjet që u diskutuan për Shqipërinë

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer ka takuar sot Ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim.

Ambasada amerikane në Tiranë pasqyron takimin në Facebook, për të cilin shkruan se u zhvillua për të diskutuar qëndrimin e Shqipërisë mbi Iranin si edhe marrëveshjen e opozitës me maxhorancën mbi reformën zgjedhore.

🇦🇱️ | Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada amerikane në postimin në Faebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ambasadorja Yuri Kim ishte e nominuara e presidentit Donald Trump për Shqipërinë. Përpara disa javësh ajo u betua në Departamentin e Shtetit për detyrën e re. Së shpejti pritet të vijë në Tiranë.

Të fundit