Flash News

KRYESORE

Arilena Ara nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021, konfirmohet zyrtarisht nga RTSH

Arilena Ara nuk do të përfaqësojë Shqipërinë

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka konfirmuar sot për ESCToday se në pjesëmarrjen Eurovision Song Contest 2021 për Shqipërinë do të konkurrojë Arilena Ara.

Ashtu siç ishte parashikuar këtë vit, Eurovizion 2021 do mbahet në Holandë, vend i cili fitoi në 2019. RTSH konfirmoi për ESCToday se Shqipëria nuk do të përfaqësohet nga Arilena Ara, fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës, por nga fituesi/ja e këtij viti.

Festivali i Këngës do të mbahet si gjithmonë në dhjetor të 2020-ës, por datat nuk janë përcaktuar ende.

Disa shtete kanë vendosur të konkurrojnë me këngëtarët e vitit të kaluar e ndërsa Shqipëria është një nga shtetet, si Suedia, Estonia, Finlanda, Franca, Kroacia etj., të cilat kanë vendosur të mos përfaqësohet me fituesin e mëparshëm.

Përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë një temë e diskutuar shumë në media e rrjete sociale por tani ky lajm është i konfirmuar zyrtarisht.

Të fundit