Flash News

KRYESORE

Arratiset për herë të dytë nga burgu bosi shqiptar i kokainës

Arratiset për herë të dytë nga burgu bosi shqiptar i

Ai konsiderohet si një nga emrat më të kërkuar për trafikun ndërkombëtar të drogës, kryesisht të kokainës. Ndonëse i arrestuar dy herë, në të dyja rastet Nimon Zogaj ka mundur të arratiset sërish nga qelia e burgut.

Sipas mediave italiane, 50-vjeçari u arratis nga reparti i spitalit Maggiore ku ishte shtruar, për shkak të problemeve me shëndetin.

Ndonëse i dënuar me 22 vite burg dhe nën vëmendjen maksimale të gardianëve, sërish shqiptari ka mundur të arratiset nga spitali ku po mjekohej.

Kjo është hera e dytë që Zogaj u shpëton policisë. Pas arrestimit ishte transferuar në Parma dhe në Itali konsiderohej si bosi i drogërave të forta, kryesisht kokainës.

Gjatë periudhës kohore 1997-1998, Zogaj ishte pika e referimit të trafikut të drogës në të gjithë rajonin e Lombardisë. Në ato vite pasi e kuptoi se policia italiane ishte vënë nën gjurmët e tij Nimon Zogaj u arratis në Zvicër, nga ku u riatdhesua në Itali më vitin 2005. Pasi bëri një muaj burg, ai u la nën hetim në gjendje të lirë deri në pritje të vendimit të drejtësisë italiane. Që nga ai moment, pra që nga viti 2005, policia italiane kishte humbur gjurmët e tij. Shqiptar Zogaj u identifikua sërish në gusht të 2016-ës në kufirin mes Malit të Zi e Kosovës. Ai u arrestua nga komanda provinciale italiane e seksionit Catturandi, ndërsa së fundmi ka mundur sërish të largohet nga qelia.   

Të fundit