Arrestimet për tërmetin, Prokuroria e Tiranës zbardh detajet e mega-operacionit: Deri tani 31 të arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detaje nga mega-operacioni për arrestimin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve, arkitektë, ndërtues etj., lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

Në një konferencë me median, prokurorja Elisabeta Imeraj tha se hetimi ka nisur një ditë pas tërmetit dhe deri tani janë arrestuar në total 31 persona.

“Më 27 nëntor nisi hetimi. Kemi evidentuar godina të pabanueshme, ku 25 janë institucione, 134 janë pallate mbi 200 banesa private.

U arrit në konkluzionin se u identifikuan autorët që u bënë edhe pasojë për arrestimin e tyre dje, dhe numri i tyre deri tani ka arritur në 31.

Prokuroria ka hetuar në disa drejtime në identifikimin e autorëve zyrtarë, që kanë patur detyrë të lëshojnë dokumente dhe të kryejnë veprime përkatëse për leje ndërtimi. Ndaj u mor në konsideratë hetimi i dokumentacioni në çdo ndërtesë të pabanueshme që të konkludojmë nëse persona me funksion shtetërore kanë qenë në përputhje me ligjin ose jo.

Gjetja e shkeljeve çoi në arrestimet e djeshme, për shpërdorim detyre. Gjatë analizimit të dokumentacionit të sekuestruar u zbuluan elementë që u pasqyruan të dhëna fiktive ndryshme nga ato në realitet. Përbejnë elementë falsifikim dokumentesh. U hetua në drejtim të evidentimit të faktit, u zbatuan detajet e projektit që veprimet e tyre të sillnin pasojën nga tërmetit. Prokuroria po heton objektet që me akt konstatimi është konkluduar të banueshme për të nxjerrë personat përgjegjës.

Po hetojmë Vorën, Kasharitn Farkën, por hetimet do të shtrihen edhe të gjitha ndërtesat në Tiranë që janë shpallur të pabanueshme”, tha Imeraj, ndërsa prokurori që ka ndjekur këtë çështjes tha se hetimet do të shtrihen edhe në njësinë administrative të Dajtit dhe në Kamzë.

Prokurori i çështjes Erion Imeraj:

Janë disa subjekte nën hetim pas tërmetit, subjektet që kanë patur funksionet publike si në komuna, nënkontraktorë apo drejtues ligjore dhe subjekte private që kanë kryer punime në katet e para.

Për zyrtarët, vlen të theksohet se ish komunat miratuan leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin dhe dokumentacioni teknik dhe ligjor. Mungojnë studimet sizmologjike, që për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm, mungojnë oponencat teknike, procesverbale të përfundimit të punimit, e dokumente të tjera teknike, në disa dosje aktet e zyrave urbanistike Farkë , apo mbi qëndrueshmërinë e tyre.

Për nënkontraktorë dhe drejtues ligjor, ka patur mangësi me aktet e kolaudimit, në disa raste mungon fare, procesverbalet e gërmimit, provave të hekurit, cilësia e punimet dhe një sërë aktesh të tjera të konstatuara në dosjet e sekuestruara.

Në objektet e ndërtuara para ‘90 është cenuar struktura për ti përshtatur për biznese çka ka sjellë edhe ndalimin e personave.