Flash News

KRYESORE

Arrestohet aktori i plagosur në Tiranë, emër i njohur për Policinë e kryeqytetit

Më në fund polcia ka zbardhur emrin e vërtetë të të plagosurit të djeshëm pranë gjimnazit ‘Partizani’. Ai  është Mishel Manoku, një emër jo i panojhur ëm paëpr për polcinë, por edhe një emër që thotë dicka edhe në botën e artit.

Policia  njoftoi se “më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

I plagosuri nuk ka dashur te jape identitetin e sakte duke i dhene Policise dy emra te rreme. Raportohet se kur është pyetur për emrin në momentin e parë që ka mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, i plagosuri ka dhënë një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi. Burime nga Policia thanë se i plagosuri ka paraqitur me pas nje karte identiteti me emrin Edison Delia, e cila rezultoi se ishte false.  Sipas mjekëve, i riu ka dy plagë armë zjarri dhe i është nënshtruar një operacioni. Paraprakisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

 Më herët Manoku ka qenë kontigjent i polcisë sepse ka vuajtur një dënim për plagosje dhe kundërshtim të forcave të policisë. Ndërsa si emër disave u kujton filmin “Saimir”, një film Italian, por me aktorë dhe ngjarje shqiptare, prodhim i vitit 2004.  Manoku ka luajtur në filmin “Saimir” të Xhevdet Ferrit pikërisht në rolin kryesor, atë  të Saimirit.  Si aktor nuk ka ndonjë  pjesëmarrje tjetër. Të gjithë ata që e kanë parë filmin i kujtohen skenat e dhunshme të trafikut, prostitucionit, sherreve dhe grupeve kriminale, të cilat Manoku, i përjetoi në film, por që pas më shumë se një dekade i përjtoi edhe në jetë…  Por filmi nga jeta kanë një ndryshim të madh, sepse në jetë nuk ka dubla dhe skena interpretohet vetëm një herë…

Të fundit