Flash News

KRYESORE

Arta Marku zbardh takimet me Ramën gjatë protestave të opozitës: Vendi po kalonte situatë emergjence

Arta Marku zbardh takimet me Ramën gjatë protestave të

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku duke folur në seancën e intervistimt përballë anëtarëve të KLP në garën për PP me mandat kushtetues, ka folur edhe për takimet me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se me kryeministrin është takuar disa herë, sidomos kur opozita ka zhvilluar protesta, ku në disa prej tyre ka patur edhe dhunë.

“Kam bërë disa takime me kryeministrin sepse drejton disa komisione ku unë jam pjesë, jam anëtare.

Nëse flasim kur opozita ishte në protesta, pati probleme e disa degjeneruan në dhunë. Arsyeja e takimit ishte edhe me drejtues të SHISH, ministrin e Brendshëm, që ishin aktorë që të trajtonin cështjet që lindin nga dhuna në protesta. Nuk ishte takim raportues se nuk ka marrëdhënie të tillë mes ekzekutimit dhe prokurorisë, por takim pune prej situatës emergjente që po kalonte vendi”, tha Marku.

Të fundit