Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj kushëririt të deputetit të socialist, Berisha zbardh detaje: Makinës iu vendos tritol para një muaji

Ish-kryeministri Sali Berisha zbardhur detaje të reja mbi atentatin ndaj kushëririt të deputetit socialist, Luan Harusha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha publikon mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se Fatjon Harusha dhe një femër po udhëtonin me një automjet në pronësi të drejtoreshës së Transportit Rrugor të këtij qyteti.

Në mesazhin qytetarit dixhital thuhet se ndaj këtij automjeti është vendosur një sasi eksplozivi një muaj më parë, por ngjarja u zbulua në kohë nga drejtoresha e Transportit Rrugor.

Postimi i plotë i Berishës:

“Të dhena te reja që fsheh narkoplicia për atentatin ne Shkoder.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor përshenjtë nga Shkodra

Atentat Fatjon Harushes dhe një femrës qe ka qen me te. Atentat ne Vukatan ne dalje te Shkodrës, por jo për qudi Harusha djali xhaxhait i Luan Harushes po udhëtonte me makinën e drejtoreshës se transportit rrugor Shkodër EGLA MIRASHI (e emëruar nga deputetit) kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol por është pikasur nga e zonja.

Ngjarja nuk po zbardhet dhe këna frik me dal rrugeve n’Shkodër, pardje arm, sot arm zot na ruaj ku jetojme

Anonim ju lutem pasi nshkoder nuk asht jeta e sigurt🙏”, shkruan Berisha.

Të fundit