Flash News

KRYESORE

Balla ‘harron’ lidhjet me Edmon Begon, akuza Bashës nga Kuvendi: Ka marrëdhënie të mira me burgjet

Balla ‘harron’ lidhjet me Edmon Begon, akuza Bashës nga

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka ‘thumbuar’ kreun e PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, teksa u kthye pas në kohë, duke i kujtuar opozitës qeverinë teknike, në sajë të diskutimit mbi projektligjin “Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat”, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi.

“Ju deshën 8 muaj Kuvendit të priste opozitën e parlamentit të shkuar, për të ardhur në Kuvend e për të votuar ligjet e  vettingut. Edhe pse më 25 maj 2017 u votua ligji i vettingut se ishte pjesë e një pakete ku Basha mori gjysmën e qeverisë, drejtorin e OSHEE, kreun e KQZ, kishte dhe drejtorin e  burgjeve, se pse i duhej drejtori i burgjeve një Zot e di, se ka marrëdhënie të mirë me burgjet, partneritet strategjik. Prej asaj dite, 25 maj nuk votuan asnjë ligj në reformën në Drejtësi”, tha Balla, duke harruar denoncimet ndaj tij për lidhjet me Edmond Begon, një ish-i dënuar për trafik droge dhe anëtar i bandës së Aldo Bares dhe akuzat se ka përfituar me dhjetëra tendera në zonën e Librazhdit, aty ku është deputet Taulant Balla.

Po ashtu, Balla akuzoi opozitën se protestat me bllokim rrugësh janë vetëm përpjekje për të dëmtuar të ardhmen evropiane të vendit.

“Çdo dhunë e bllokim  rrugë që ushtrohet sot ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen evropiane edhe pse askush nuk ka më dyshime.

Dje me z.Rucin patem takim me një prej kryetarëve të parlamenteve të BE, Austrisë morëm garancitë se raporti i Komisionit Europian, vlerësimi për hapat e hedhur nga Shqipëria do jetë pozitiv, komisioni do rekomandojë fillimin e bisedimeve.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar tërësisht parakushtet për të filluar bisedimet. Nuk është rastësi që ne si Kuvend përmbyllin paktën e reformës në drejtësi sot, në javën e Europës, një ditë preferenciale për ne shqiptarët”, tha Balla.

Të fundit