Flash News

KRYESORE

Basha apel qytetarëve: Shmangni çdo rrezik, do ta kalojmë situatën si një familje

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në Durrës për t’u takuar me të dëmtuarit nga tërmeti dhe për të falënderuar ekipet e kërkim-shpëtimit për punën e madhe që po bëjnë. Ai shkoi në lagjet 6 dhe 18, ku ka ende njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, dhe ndoqi nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë.

“Specialistët e kërkim-shpëtimit më shpjeguan sfidat me të cilat po përballen për një operacion të suksesshëm shpëtimi. I falënderova në emër të çdo shqiptari për ndihmën e çmuar në këto momente tragjedie, kur ende ka njerëz nën rrënoja dhe kur numri i atyre që kanë humbur jetën po rritet.”

Kreu i opozitës shtoi se qytetarë të shumtë i treguan për dëmtimet e mëdha që kishin pësuar në shtëpitë e tyre.

“Ju kërkoj atyre dhe çdokujt tjetër të ndjekin këshillat dhe udhëzimet për evakuim sipas rastit, duke shmangur çdo rrezik. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve është përparësia kryesore.

Si një familje e madhe, në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me miqtë e partnerët tanë, do ta kalojmë këtë situatë tragjike.”, tha Basha.

Të fundit