Flash News

KRYESORE

Basha sulmon kandidatin e PS në Burrel: Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave

Basha sulmon kandidatin e PS në Burrel: Malaj duhet të ishte mbrapa

Në takimin që zhvilloi në Burrel me simpantizantë dhe mbështetës të opozitës, Lulzim Basha sulmoi edhe Agron Malajn, kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki.

Kryeopozitari tha se Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave pasi është përfshirë në dosjen ‘184’, të manipulimit të votave në bashkinë e Dibrës, por bashkëpunimi i kryeministrit Edi Rama me krimin, sipas Bashës, e ka nxjerr atë kandidat për zgjedhjet lokale.

“Vetëm për pushtetin e tij, i verbëruar, është turrur të diktojë me krimin një proces kriminal duke vënë kandidatë për kryetar bashkie njerëz si Agron Malaj, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave për dosjen 184. Një gjysmë dyzine kandidatësh që garojnë pa garë sot duhet të ishin mbrapa hekurave për dosjen 184, ku kryearkitekti është vetë Edi Rama”, deklaroi Basha.

Agron Malaj ka qenë edhe pjesë e atij që njihet si ‘grupi i zjarrit’ në Gardën e Republikës, gjatë protestës së 21 janarit 2011-të, ku mbetën të varë katër protestues. Pavarësisht se opozita në atë kohë drejtohej nga Partia Socialiste, me të ardhur në pushtet, Rama e afroi në struktura ish-gardistin e 21 janarit.

Të fundit