Flash News

KRYESORE

BE bën një ulje të madhe të ndihmave financiare ndaj Turqisë

BE bën një ulje të madhe të ndihmave financiare ndaj

BE-ja ka vendosur që të heqë si ndihma 75% të transfertave të parashikuara për Turqinë për vitin 2020. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Turqia pritet të marrë këtë vit vetëm 186 milionë euro nga programi IPA për afrimin e vendeve aspirante me BE-në. 150 milionë euro nga ndihmat do të jepen për demokracinë dhe shtetin ligjor, 18 milionë euro në një program për zhvillimin rural. Komisioni Europian nuk është shprehur deri tani për shkurtimet.

Sipas DW, me ndihmat e paraanëtarësimit BE kërkon të mbështesë e përmirësojë proceset e reformave në vendet kandidate. Negociatat e anëtarësimit me Turqinë prej vitesh kanë ngrirë dhe shkurtimi i ndihmave lidhet me kërkimet e palejuara për gaz të Turqisë para brigjeve të vendit anëtar të BE-së, Qipros. Përveç kësaj, BE nuk është dakord edhe me operacionin ushtarak të Turqisë në Sirinë verilindore në tetor. Por nga shkurtimet mbeten të paprekura pagesat që BE-ja në kuadër të marrëveshjes me Turqinë ofron për paktin e refugjatëve.

Të fundit