Flash News

KRYESORE

BE synon të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin

BE synon të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Bashkimi Evropian synon të ruajë marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me shtetet më të fuqishme të botës më 2015. Për më tepër, që unioni është i hapur për përmirësime të saj.

Këtë e pohoi shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, më 30 gusht në Helsinki gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut evropian.

Aty pritet që të diskutohet për marrëveshjen bërthamore dhe sigurinë e transportit ujor në Gjirin Persik.

“Roli im është të ruaj dhe të zbatoj plotësisht marrëveshjen ekzistuese. Po e them sërish, nëse ka diçka që ne mund të krijojmë, atëherë ajo do të mirëpritej nga Bashkimi Evropian”, tha Mogherini.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së pritet të realizojë më vonë takime me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, vende të cilat vazhdojnë të jenë zbatuese të këtij dokumenti, që parasheh heqjen e sanksioneve ndërkombëtare për Iranin, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Marrëveshja është rrezikuar që kur SJBA-ja u tërhoq një vit më parë nga ky pakt dhe ka rikthyer të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.

Për më tepër ka tensione edhe për Ngushticën strategjike të Hormuzit, pasi Irani ka kapur disa anije perëndimore. Britania i është bashkuar misionit të Uashingtonit për të mbrojtur transportin e naftës në këtë rajon.

Të fundit