Flash News

KRYESORE

Britania regjistroi 684 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve, 115 më shumë se dje

Britania regjistroi 684 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve, 115

Në 24 orët e fundit në Britani janë shënuar 684 viktima nga koronavirusi, 115 më shumë se dje, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 3605.

Me 4450 raste të reja, Britania numëron 38.168 persona të infektuar me covid-19. Janë shëruar 135 persona ndërsa 163 janë në gjendje kritike.

Ndërkohë, brenda 9 ditëve Britania ka ndërtuar një spital për koronavirusin në një qendër konferencash në Londër, i cili do të hapet sot për pacientët e infektuar.

Spitali “Nightingale”, me një kapacitet fillestar prej 500 shtretër, do të jetë në gjendje të arrijë në 4,000 shtretër, thënë ndryshe ekuivalenti i 10 spitaleve konvencionale.

Të fundit