Flash News

KRYESORE

CIA tregon se kush është zyrtari që urdhëroi vrasjen e gazetarit Khashoggi

CIA tregon se kush është zyrtari që urdhëroi vrasjen e

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA (CIA) ka dalë në përfundimin se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi është urdhëruar nga Mohammed bin Salman, princi i kurorës saudite.

Është ‘Washington Post’ që publikon raportin e CIA-s, çka hedh poshtë pretendimin e prokurorëve në Arabinë Saudite se princi Salman nuk ka patur dijeni për ngjarjen e ndodhur brenda konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Sipas këtij raporti, 15 agjentët që u përfshinë në vrasjen e gazetarit kanë udhëtuar për në Stamboll me një avion të qeverisë saudite, ndërkohë që janë zbardhur edhe disa biseda telefonike.

Jamal Khashoggi ishte gazetar kritik i regjimit në Riad dhe prej disa muajsh jetonte në SHBA nga frika e hakmarrjes. Trupi i viktimës nuk është gjetur ende, por autoritetet turke kanë theksuar se ai është masakruar dhe gjymtuar.

Të fundit