Flash News

KRYESORE

Debati për paraqitjen super seksi të Kim Kardashian në 'Met Gala', Kanye nuk paska qenë dakord

Në episdonin e mbrëmshëm të "Keeping up with Kardashians" është transmetuar një debat që Kim Kardashian ka pasur me të shoqin, reperin Kanye West. Kjo për shkak të paraqitjes super seksi të Kim Kardashian në tapetin e kuq të Met Gala, që u mbajt në maj të 2019-ës.

Në listën e të veshurave më bukur, Kim kishte veshur një korse shumë të ngushtë dhe fustanin e Thierry Mugler, që dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi.

Por Kanye mesa duket nuk e ka pëlqyer këtë aspak:

“Jam në një lloj tranzicioni, kur shikoj këto vajzat e tjera dhe vajzën time. Gruaja ime ka nevojë të duket si vajzat e tjera, të shfaqë trupin e saj, të shfaqë këtë, të shfaqë atë dhe nuk e kuptoja që kjo ndikonte te unë, te shpirti im si dikush që është i martuar dhe i dashuruar dhe baba i katër fëmijëve. Korseja është një veshje e brendshme. Është seksi. Është sikur të thuash: për kë je bërë seksi?

Teksa Kim i kthehet:

“Po më krijon një ankth vërtet të keq … nuk kam nevojë për më shumë energji negative."

Kanye:  “Ti je gruaja ime dhe kjo ndikon te mua kur fotot janë shumë seksi”

Kim: “Ti më shndërrove në këtë person seksi dhe me besim në vetvete! Vetëm sepse ti je në një udhëtim dhe në një proces transformimi, nuk do të thotë që unë jam në të njëjtin vend me ty."

 

Të fundit