Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj mendon se në opozitën shqiptare ka përçarje. Deputetja e shumicës parlamentare bazohet te fakti se jo të gjithë te opozita janë dakord me refuzimin ftesës që lideri i PD-së Lulzim Basha i bëri kryeministrit Edi Rama.
"Ka një çarje brenda kampit të opozitës, pasi disa janë dakord që t'i bashkohen tryezës. Ftesa jonë vlen dhe qëndron për t'i siguruar vendit stabilitet dhe për të ecur përpara. Damian Gjiknuri largohet nëse opozita i kthehet komisionit, nëse nuk kthehet, Gjiknuri nuk largohet nga bashkëdrejtimi i komisionit.”, tha Felaj në Report TV.
Ndërkohë që ajo foli edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili penalizon partitë e vogla.
"Sistemi që kem mundësoi futjen e të rinjve në politike, u dha mundësi përfaqësimit të grave në politikë. I kemi marrë avantazhe këtij sistemi. Nëse do të diskutojmë për ta ndryshuar, kjo nuk ka për të qenë diskutim unë e dua dhe unë nuk e dua, por i ballafaqimit të avantazheve që sjell" vazhdoi ajo.