Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Alfred Lela
‘Dora e Zotit’ u pagëzua një gol i Maradonës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë në vitin 1986. Sulmuesi argjentinas u shkëput nga toka për të synuar portën kundërshtare me kokë dhe në proces e shmangu topin drejt rrjetës me dorë.
Dora si ‘ndërhyrje hyjnore’ dhe si instrument përplotësues ka luajtur rolin e vet në historinë e njerëzimit. Dora, për evolucionistët, është putra që u shndërrua dhe lindi homo erectus, homo neandertalus dhe formën tonë të tashme moderne, homo sapines. Për kreacionistët, është dora e Zotit që e krijoi njeriun nga balta dhe i dha formë sipas shëmbëlltyrës së vet.
Dora është përkryer e përdorur për penën, armën, masturbimin, lëmoshën (marrien dhe dhënien e saj), punën në fushë e ngjitjet në lartësi, për të dhënë besën te njeriu e për t’u përbetuar mbi Bibël, Kuran, gur, dru apo toteme të tjera pagane.
Njëra dorë ka larë tjetrën dhe është vendosur në supin e dikujt; dora ka ënë unazën e lidhjes së përjetshme në një dorë tjetër apo ka kërkuar një dorë në martesë; dora është ‘vënë në zjarr’ dhe ka përdorur mashën; dora është tërhequr kur nuk ka pasur gjë në dorë dhe është dorëzuar kur të zotit nuk i kanë shkuar punët si duhet.
Dora ka shtypur butonin e bombës atomike dhe ka tërhequr dorezën e depozitës së gazit për të mbytur hebrenjtë në kampe përqendrimi; dora ka salutuar ala romana dhe ala zog; dora është bërë grusht nga partizanët e Enver Hoxhës dhe më pas ai grusht ka mbytur Shqipërinë; dora është vendosur strehë për të parë afrimin e ushtrisë armike, kur kryqtarët sulmonin Jeruzalemin, dhe ka shkuar në mill kur Gjergj Kastrioti vendosi të vihej në krye të arbërve kundër osmanëve; dora është drejtuar kah toka, pa e përmbajtur gëzimin e zemrës kur një marinar i Kristofor Kolombit pa ishujt e gjelbër të ngushticave amerikane; dora është vënë në zemër kur shqiptari ka pritur mikun në kullë dhe ka shkuar në këmbëz kur ka marrë gjakun e të afërmit; dora ka shëtitur në flokët e saj kur buzët janë bërë gati të përshpërisin ‘të dua’; dora ka shkopsitur atë fustan vajze për të cilin Zhak Prever thotë se ‘ra te këmbët e saj si lëvore portokalli’; dora ka udhëhequr më të madhin e poetëve drejt bastunit, drejt qytetit dhe botës, Jorge Luis Borgesin; një dorë spanjolle i ka marrë jetën Federico Garsia Lorkës, i cili vetëm nëpër poezi i çonte gratë në lumë duke i ditur vajza; dora ka mbathur këmbët e njeriut dhe potkonjtë e kalit; dora ka nxjerrë shpatën e cila iu ngul demit në koridë; dora është fshehur pas fijeve ventrilokuiste; dora është futur në magje duke nxjerrë prej andej ‘bukën e përditshme’ për të cilën me dorë në zemër i lutemi Zotit.
Te vijat e dorës thonë se është fati ynë dhe në po me duar e shtijmë këtë fall.
Dora është ajo që dëgjon të zotin edhe në gabim; kur ai, për shembull, e çon te hunda dhe e shtyn sondën e gishtit deri te sinusi. A ka ende njerëz rrugëve të Tiranës që e bëjnë këtë? më vjen të pyes me cinizëm nga metrakatrorët e mi të karantinës italiane, sot në ditën e katërt).
Qytetërimi i dorës ka rënë tashmë. Rrëzuar me rrapëllima abyseve të koronavirusit. Tani na duhet ta fshehim; nuk duhet t’ia japim askujt; nuk duhet të prekim hundën, sytë, fytyrën, dhe as të imagjinojmë me anë të saj fytyrën e botës, siç bënte Borgesi.
Duart mund t’i lajmë, t’i veshim me doreza, por sërish nuk mund t’u zëmë besë. Ato janë përgjigjur duke u tharë: gjithë ai alkool, litra me dizinfektantë, robërime të asaj lirie nën një lateks të padurueshëm, i kanë kthyer duart nga transportuese të limfës së jetës në zgjatime bionike të atij që dikur njihnim si njeri.
Duart që mbanin botën në duar, që e krijuan botën (edhe nëse nëpërmjet evolucionit u shndërruan nga putra në çka jan sot) sot janë dorëzuar.
Ky gjymtim mund të mos zgjasë, por ato druhen dhe nuk e dinë këtë. Ćfarë janë ato në fund të fundit veçse putra në fund të krahëve të një cyborgu.
Zot, faleminderit për dorën e njeriut dhe, Zot nga ruaj nga dora e njeriut!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38