Flash News

Ditari i Maxhorancës

Anila Denaj reklamon Noizy-n: Është shembull për të gjithë sipërmarrësit

Anila Denaj reklamon Noizy-n: Është shembull për të

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka promovuar sot reperin e njohur Noizy si model pune dhe suksesi për sipërmarrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e cilëson reperin si shembull për sipërmarrësit, pasi së fundmi ka të regjistruar 8 marka kombëtare që njihen dhe në botë.

“Noizy nuk është vetëm një këngëtar, kompozitor, por dhe sipërmarrës i njohur shqiptar.

3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.. Së fundi edhe me restorantin Zins, në Durrës.

Sot ka të regjistruara 8 marka kombëtare, që njihen edhe në botë.

Ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit”, shkruan ministrja.

Anila Denaj reklamon Noizy-n: Është shembull për të

Të fundit