Flash News

Ditari i Maxhorancës

Presion nga Erdogan, Rama mbron vendimin për mbylljen e kolegjit turk: Nuk më kanë zgjedhur turqit

Presion nga Erdogan, Rama mbron vendimin për mbylljen e kolegjit turk: Nuk

Mbyllja e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif Ersoy’ u shoqërua me protesta nga nxënësit e shkollës, të cilët kërkojnë anulimin e vendimit të MAS. Pronarët e licencës kanë deklaruar se lajmin për mbylljen e kolegjit e kanë marrë vesh nga mediat dhe jo përmes njoftimit nga MAS.

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga mediat nëse ka qenë presion i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të mbyllur të gjitha institucionet që financohen nga FETO, Rama e mohoi duke thënë se është vendim i Ministrisë së Arsimit në përputhje me legjislacionin.

Rama i quajti deklaratat për presion nga Erdogan konspiracione.

“E kam thënë me kohë dhe po jua them. Juve mjafton ti referoheni fakteve. Pastaj përrallat mbi se bëhen gjërat. Siç shkëmbeva pyetje përgjigjet me në nga burimet e përrallave. Gjerat që bëj i bëj për atë që them. Burimi ujin e të cilit sjell, tregon përrallë pas çdo vendimmarrje që bëjmë. Vendimmarrjet tona, të majat, janë ato që them, qëllimet janë ato që tregoj. Merrni dhe shikoni dokumentacionin. Po të ishte çështjes politike dhe e mbylljes me natyrë politike, pse do merreshim me një kolegj vajzash. Ka plot struktura atje që si ka ngacmuar askush. Siç kemi vepruar me çdo subjekt, Ministria e Arsimit nuk është hera e parë që i heq licencën një institucioni. Do ishte shkelje nga Ministria nëse nuk vepronte në këtë rast. Ky aktivitet është transferuar në një godinë tjetër dhe nuk është marrë miratim. Nuk ekziston që të niset me një licencë këtu dhe ta bësh diku tjetër. Doni të kërkoni parapa konspiracioni, mua s’më bën presion askush. Asnjë lloj politikani apo përfaqësuesi i asnjë shteti. Në asnjë formë tjetër, pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. S’më kanë zgjedhur as turqit dhe as italianët, por mund të bëjë gabime”, tha Rama.

Të fundit