
Flash News
Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe godet 4 automjete të parkuara
Aksident në Lezhë, makina përfundon në parkimin e një këndi lojrash
Raporti/ Shëndetësia shqiptare mes transparencës së kufizuar dhe nën-financimit
Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike
Zuri karrigen e Çuçit, 'njollat' e Taulant Ballës ndër vite
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin.
Shkarkimi i tij vjen pas ngjarjes në Krujë, ku vëllezërit, djali dhe të afërm të Rrahman Rrajës dhunua barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën, pas konfliktit për një gurore.
Rama ka bërë publike dhe shkresat ku ka firmosur shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.
"Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim", shkruan Rama në Twitter.
Por a e ka Taulant Balla imazhin e pastër dhe të denjë për të qenë në krye të ministrisë së brendshmë?
Politiko.al sjell disa nga denoncimet dhe marrëdhëniet që tregojnë bëmat e Ballës.
Miqësia me Edmond Begon
Në verën e vitit 2018, opozita e akuzoi Taulant Ballën për lidhjet me Mond Begon, një biznesmen me një të kaluar të errët si një prej anëtarëve të bandës së Lushnjes. Në rininë e tij, Bego kishte qenë një prej kapitenëve të bandës së Aldo Bares me vendqëndrim në Milano, Itali.
Sa për një prezantim të Edmond Begos, vlen të kujtohet një paragraf i La Repubblica i vitit 2009, si më poshtë:
“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshmja italiane në atë kohë.
Shumë vite më pas, mes Ballës dhe Begos ka lindur një miqësi, të cilën Taulant Balla e pranoi në një konferencë për mediat. Ai tha se Bego ishte “një njeri i thjeshtë dhe i zakonshëm”, viktimë e luftës politike PD-PS. Madje sipas Ballës, Bego po trajtohet pa të drejtë nga media, sepse “një person nuk mund të vuajë të njëjtin lajm, si para 10 vitesh, kur e ka kryer dhe pasi e ka kryer një vepër të caktuar penale”.
“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir” u shpreh Balla, duke dalë garant se mbrojtje politike Mond Bego nuk kishte pasur kurrë nga PS.
Akuzat për përfshirjen në vrasjen e avokatit Ravik Gurra
Në fund të vitit të kaluar, Ardian Çapja, një prej kokave të fisit të përfshirë në vrasje dhe trafik droge në Elbasan deklaroi në sallën e gjyqit se një politikan me emrin “Taulant” është i përfshirë në vrasjen e avokatit të tij Ravik Gurrës.
7 vite më pas, Ardjan Çapja ka folur në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.
Sipas tij, gjatë hetimeve të masakrës së shkurtit të vitit 2016 doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.
“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.
Nga dokumentat që publikoi më pas Lapsi.al, rezultoi se politikani ishte Taulant Balla dhe se ishte plotësisht e vërtetë se përgjimet që e implikonin në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë asgjësuar me një vendim të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit.
Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria zbardhi skenën e ngjarjes duke zbuluar emrat e njerëzve që ndihmonin Taulant Ballën në fushatën e PS.
Mes tyre ishte Mehmet Greca, ish i dënuar për drogë.
Sipas raportimeve në mediat britanike, Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash.

Miqësia me Rrajat
Bledi Çuçi u shkarkua për mungesë të reagimit ndaj Rrajave dhe në vend të tij erdhi Taulant Balla që me Rrajat ka një histori të njohur si ndërmjetës, historinë e Xhisiela Malokut.
Emiljano Nuhu ishte polici i vetëm i Krujës që pranoi të regjistrojë denoncimin e Xhisiela Malokut, ish e dashura e rrahur dhe kërcënuar nga Rexhepi, djali i deputetit të zonës, Rrahman Rraja.
Kur sapo kishte marrë kallëzimin e Xhisielës, Emiljanon e ndoqën kushërinjtë e Rexhepit nga Kruja në Tiranë. Njëri prej tyre, Ramazan Rraja ia tha troç: “Ligjin në Krujë e bëjmë ne. Nëse duam mund të shkrijmë edhe Komisariatin e Krujës”.
Mosbesues për këto fjalë, polici Emiljano Nuhu i shkruajti një letër të gjatë eprorit të tij Ardi Veliut. Polici i përshkruante djemtë e fisit Rraja si “të pushtetshëm, impulsivë, që lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale”.
Ardi Veliu i çoi informacionin Taulant Ballës. Sepse Rrajat, duke qenë fis i madh në Krujë janë një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Siç tregoi më vonë polici Emiljano Nuhu, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i shkoi në komisariat bashkë me deputetin e PS, Rrahman Rrajën, me kryetarin e bashkisë Artur Bushin dhe vëllain e deputetit, Xhelal Rrajën. Ky i fundit ishte i armatosur dhe në nerva e sipër i vuri pistoletën në kokë për t’i thënë të mos regjistronte denoncimin e Xhisiela Malokut.
“Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time” tregoi Emiljano Nuhu, pasi u arratis nga Shqipëria me gjithë familjen.
Pasi denoncoi publikisht Rrajat dhe manipulimin që kishte bërë Taulant Balla në komisariat, Emiljano Nuhu u përball me kryeministrin Edi Rama. Ai doli publikisht dhe e quajti “horr“, “shpifës me uniformë”, një njeri “në shërbim të opozitës” apo një polic që “kishte sabotuar hetimet” për të përfituar azilin politik. Nuhu u arratis, ndërsa Rrajat u shfaqën fiks siç i kishte përshkruar ai, impulsivë dhe të armatosur. I vetmi që mungonte në video ishte Taulant Balla, ministri i brendshëm që është përfolur për lidhjet me krimin me shumë se të gjithë paraardhësit e tij.
3.4 mln € në Toyota Yaris
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit më 21 qershor 2018, tha se shumë shpejt një sasi parash e lidhur me Taulant Ballën do të kapej.
Dhe më datë 24 qershor 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit gjatë një superoperacioni të policisë.
Pas kapjes së parave, Basha akuzoi Ballën se ishte ai garant i dërgesës së parave të sekuestruara nga veprimtari të paligjshme në Evropë, që tentuan të hynin në vendin tonë, në dy makinat Toyota Yaris.
Të fundit


Gara për kreun e BKH/ Bushati: Bëjnë karrierë vetëm ata që përkulen
26 Qershor 2025, 22:41
Lapaj: Mund të shkrihemi në një parti me 'Nisma Thurje'
26 Qershor 2025, 22:25
Rinumërimi i votave, Lubonja: Manipulimi zgjedhor është bërë përpara 11 majit
26 Qershor 2025, 22:12
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës në Lushnje
26 Qershor 2025, 22:00


"Task Forca veproi në mënyrë selektive"/ Bushati: SPAK-u mashë e qeverisë!
26 Qershor 2025, 21:33
Mungesa e Ramës në Kuvend, Boçi: E ka refuzuar dhe përçmuar vazhdimisht parlamentin
26 Qershor 2025, 21:22
Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket
26 Qershor 2025, 21:15
48-vjeçari shantazhohet me video intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë pamjet!
26 Qershor 2025, 21:01
Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe godet 4 automjete të parkuara
26 Qershor 2025, 20:51
Bie zjarr pranë një resorti në Ksamil
26 Qershor 2025, 20:39
Rinumërimi i votave/ Alimehmeti akuzon KAS: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD!
26 Qershor 2025, 20:26
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi
26 Qershor 2025, 20:15

Reportazhi/ Shqipëria, një ndalesë për kokainën dhe rrjetin e fuqishëm të trafikimit!
26 Qershor 2025, 19:54
Gjykata Kushtetuese ultimatum Kuvendit të Kosovës: Konstituimi brenda 30 ditësh
26 Qershor 2025, 19:36
Aksident në Lezhë, makina përfundon në parkimin e një këndi lojrash
26 Qershor 2025, 19:35
Gjykatë speciale për luftën në Ukrainë, Zelensky firmos marrëveshjen në Strasburg
26 Qershor 2025, 19:17
Energjia dhe turizmi, dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
26 Qershor 2025, 19:11


Raporti/ Shëndetësia shqiptare mes transparencës së kufizuar dhe nën-financimit
26 Qershor 2025, 18:34

Mungesa e Ramës në Kuvend dhe prioritetet ndërkombëtare!
26 Qershor 2025, 18:14

Greqia në flakë, digjen disa shtëpi në Athinë, evakuohen banorët
26 Qershor 2025, 17:46
Malltezi publikon videon: Altin Dumani del në listën e patronazhistëve, preferenca: PS
26 Qershor 2025, 17:31
Kolegji rrëzon sërish PD-në, certifikon zgjedhjet edhe në Vlorë
26 Qershor 2025, 17:29


“Shqipëria po plaket”/ Sula: S’kemi qenë të aftë të mbajmë të rinjtë në vend!
26 Qershor 2025, 16:37
Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur
26 Qershor 2025, 16:17
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike
26 Qershor 2025, 16:05
Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit
26 Qershor 2025, 15:58
Kapet me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë (EMRI)
26 Qershor 2025, 15:50
Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?
26 Qershor 2025, 15:42

Valë ekstreme të nxehti, temperatura mbi 40°C javën e ardhshme
26 Qershor 2025, 15:26

Gara për kreun BKH-së, skualifikohen 6 kandidatë, arsyeja
26 Qershor 2025, 15:07
A janë ndarë Sarah dhe Dj Pm? Einxhel zbulon të vërtetën
26 Qershor 2025, 14:56

Goditen me gurë vajzën e fqinjit dhe qëlluan efektivët e policisë, arrestohen dy vëllezërit
26 Qershor 2025, 14:37
GJKKO lë në burg Ilir Metën
26 Qershor 2025, 14:20
Ndahet nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora
26 Qershor 2025, 14:20
Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në GJKKO
26 Qershor 2025, 14:00
5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde
26 Qershor 2025, 13:47
Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës
26 Qershor 2025, 13:33
Anatomia e një krimi
26 Qershor 2025, 13:24
Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si këto, ja pse
26 Qershor 2025, 13:06
Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon për herë të parë pas konfliktit me Izraelin
26 Qershor 2025, 12:58
Korreshi: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba
26 Qershor 2025, 12:44
Foto/ Dhëndri dhe vajza e Donald Trump në Shqipëri, vizitojnë Sazanin dhe Zvërnecin
26 Qershor 2025, 12:31
Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj
26 Qershor 2025, 12:17
Will Smith pozon krah futbollistit shqiptar duke bërë shqiponjën dykrenare
26 Qershor 2025, 12:07
Sot seanca në GJKKO, Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
26 Qershor 2025, 11:53
Berisha intervistë për “New American”: ‘Republika e Sorosit’ e ktheu Shqipërinë në komunizëm
26 Qershor 2025, 11:42

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
26 Qershor 2025, 11:24



Shtyrja e raportitmit për institucionet e pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës
26 Qershor 2025, 10:37
Pushime? Jo për ne
26 Qershor 2025, 10:20
Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe “turp” për Britaninë
26 Qershor 2025, 10:10
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt
26 Qershor 2025, 09:59
Aksidentoi 3 të miturit me monopatinë, arrestohet drejtuesi i automjetit
26 Qershor 2025, 09:49
Pse e kemi kaq të vështirë të bëjmë gjumë të mirë?
26 Qershor 2025, 09:40
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
26 Qershor 2025, 09:27
Donald Trump kërkon anulimin e menjëhershëm të gjyqit ndaj Netanyahut
26 Qershor 2025, 09:19
Gjenden dhe asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Shkodër, 4 të proceduar
26 Qershor 2025, 09:10
Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
26 Qershor 2025, 09:04
Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri
26 Qershor 2025, 08:54
Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë
26 Qershor 2025, 08:40
Kuvendi në seancë plenare, projektligjet që pritet të miratohen
26 Qershor 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
26 Qershor 2025, 08:12
Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë
26 Qershor 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Qershor 2025, 07:45
Shefi i CIA-s: Objektet bërthamore të Iranit janë 'dëmtuar rëndë' nga sulmet e fundit
25 Qershor 2025, 22:53
Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Synon të nxjerrë ekonomitë nga kriza
25 Qershor 2025, 22:32
Dhjetëra miniera bitumi në luginë, si cënohet hapësira e parkut të Vjosës?
25 Qershor 2025, 22:10
Djegia nga dielli, ja disa mënyra si ta trajotni në kushte shtëpie
25 Qershor 2025, 21:56
“Janë në Apel, duan kohë”, avokati mashtron qytetaren e aksidentuar
25 Qershor 2025, 21:42
Rama: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
25 Qershor 2025, 21:36
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
25 Qershor 2025, 21:23
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
25 Qershor 2025, 21:11

Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!
25 Qershor 2025, 20:40
Përfundon gjimnazin në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena: Dua të vazhdoj edhe universitetin!
25 Qershor 2025, 20:35
Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare në Greqi! Nënë e 3 fëmijëve
25 Qershor 2025, 20:21
FOTO/ Makina bie nga ura në aksin Peqin–Elbasan
25 Qershor 2025, 20:11
EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e denoncoi Berisha në 2019
25 Qershor 2025, 20:01
Trump në samitin e NATO-s: Javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë
25 Qershor 2025, 19:47
Vendet e Ballkanit përballen me temperatura ‘përvëluese’
25 Qershor 2025, 19:35
Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i Patrullës në Tropojë
25 Qershor 2025, 19:23
Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat ngrenë dyshime për pastrim parash!
25 Qershor 2025, 19:13
11 maji, Nesho: PD pritet të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump
25 Qershor 2025, 18:56