Flash News

Ditari i Opozitës

Basha hedh poshtë vendimin e Komisionit, zbardhet emri i kandidatit të PD në Gjirokastër

Basha hedh poshtë vendimin e Komisionit, zbardhet emri i kandidatit të

Ish-ministri Tritan Shehu do të jetë kandidati i parë për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha duket se ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD pas zgjedhjes së Shehut, duke qenë se, ky i fundit u s’kualifikua më herët nga ky komision.

Lajmin për kandidimin në Gjirokastër e ka dhënë vetë Shehu përmes një postimi në Facebook, ndërsa shprehet se është një privilegj për të të garojë në qarkun e Gjirokastrës.

Kujtojmë se, Shehu mban edhe pozicionin e drejtuesit politik të PD për këtë qark.

Postimi i Tritan Shehut:

Per mua eshte nje privilegj i vecante te rikandidoj ne Qarkun e GjirokastresLidhjet e mia me Gjirokastren. Permbysja e 25 Prillit nje domosdoshmeri. Pse ne dorezuam mandatet? Shume shpejt mbas 25 Prillit do te zhvillohen edhe zgjedhjet lokale. Gjirokastra e Qarku teresisht te diskriminuara e te zhytura ne varferi e braktisje. Ky rregjim ka mentalitetin e Esat Pashes. Ky rregjim na largon nga identiteti yne Europian e Perendimor. Rama pengon qellimisht integrimin. Qarku i Gjirokastres i ka te gjitha mundesite dhe resurset per tu zhvilluar. Keq menaxhimi i Epidemise Covid, katastrofal per vendin. 25 Prilli dita e ndryshimit te madh. Kushdo qe do te guxoje te preke voten do te perfundoje si ai bust me 20 shkurt.

Basha hedh poshtë vendimin e Komisionit, zbardhet emri i kandidatit të

Të fundit