Flash News

Ditari i Opozitës

“E hapur për koalicion me Topallin”, si përgjigjet Basha kur pyetet për deklaratën e Kryemadhit

“E hapur për koalicion me Topallin”, si përgjigjet Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk preferoi të japë komente mbi deklaratën e kryetares së LSI, aleate e PD në opozitën e bashkuar, Monika Kryemadhi, e cila një ditë më parë përshëndeti nga Pogradeci partinë e re të Jozefina Topallit dhe tha se është e hapur për koalicion.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha shkurtimisht se “Komentet për aleatët, drejtojani aleatëve”.  

Çfarë tha Kryemadhi:

Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kusht që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.

Ne jemi te hapur për të gjithë, nuk është çështje e partive politike këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.

Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan te kandidojnë, kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja qe dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në Parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur.

Çfarë ka deklaruar më herët Basha për partinë e Topallit:

Nuk kam pse flas me emra se nuk është çështje individësh, sidomos brenda PD të cilët kanë patur një jetë politike, mundësitë dhe shanset për të kontribuar si dhe vlerësimin e demokratëve.

Kjo është një çështje për jetë a vdekje për ndryshim. Kush ndihmon në sjelljen e ndryshimit, pra për largimin e Ramës është i mirëseardhur. Kush përpiqet me apo pa maskë ta zgjasë qoftë dhe një orë largimin e Ramës, qytetarët e kuptojnë qartë dhe përgjigjen jua kanë dhënë e do vazhdojnë t’jua japin.

Të fundit