Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërprerja e energjisë elektrike, Berisha: Kolapsi dëshmon se 90% e investimeve janë vjedhur

Ndërprerja e energjisë elektrike, Berisha: Kolapsi dëshmon se 90%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama e Balluku rrihnin gjoksin për 1.3 miliardë euro investime në këtë sistem, por kolapsi që ndodhi sot dëshmoi se 90% e tyre ujanë vjedhur.

Postimi:

Blackout i plotë!

Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!

Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.

Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë

Të fundit