Flash News

Ditari i Opozitës

Studentja thirrje nga selia blu: Protesta e 7 korrikut, rasti për të thënë se nuk duhet ta ulim kokën

Studentja thirrje nga selia blu: Protesta e 7 korrikut, rasti për të

“Foltoren” e selisë blu sot e ka marrë studentja Dorisa Prela, e cila iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Ajo theksoi se është rasti që qytetarët nuk duhet ta ulin kokën, ndërsa shtoi se duhet protestuar për të gjithë shoqërinë, pavarësisht nëse një individ preket apo jo nga rritja e çmimeve.

Prela nënvizoi se detyra e të gjithëve është që të dalin në protestë. Kjo e fundit do të zhvillohet të enjten në orën 19.00 para kryeministrisë.

“Unë jam Dorisa Prela, 20 vjeç, studente e vit të parë ne degën Dizajn. Do t’i bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike më 7 korrik.  Unë nuk do të dal në protestë për veten, por për të tjerët. Nëse mua dhe familjes time i shkojnë punët mire, shoh shumë të tjerë në vështitrësi. I shoh në lagje, në kishë apo në qytet.

Unë do të dal në protestë, sepse dua që edhe të tjerët të kenë mundësitë që unë kam. Unë dua të jem krahu i dikujt në nevojë.  Sepse çmimet e larta, edhe pse nuk i trembin disa, shumë të tjerë i bëjnë të ulin kokën.

Protesta e 7 korrikut është rasti për të thënë se nuk duhet ta ulim kokën. Unë do të dal për të tjerët dhe mendoj se kjo është detyra e secilit. Të dalim për dikë që nuk i ka mundësitë tona, por është njëri prej nesh. Një Shqipëri që nuk ngre krye është një Shqipëri në rrezik”, u shpreh 20-vjeçarja.

 

Të fundit