Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Tre vrasje në 24 orë, Salianji: Gjendja e kriminalitetit është alarmante, shteti bashkëpunon me bandat
Bilanc i rëndë është shënuar në 24 orët e fundit ku tre vrasje kanë tronditur vendin. Pas Sarandës dhe Elbasanit, sot në Vlorë u dëgjuan të shtëna armësh ku si pasojë dyshohet të kenë humbur jetën dy persona.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. ka reaguar me një postim në Facebook. Demokrati shprehet se gjendja e kriminalitetit në vend është alarmante ku vrasjet janë bërë raportime të përditshme.
Salianji shkruan mungesa e reagimit nga qeveria ka krijuar pasiguri, teksa shton se shteti bashkëpunon me bandat për t’i përdorur si patronazhistë gjatë zgjedhjeve duke lënë pas dore parandalimin dhe zbardhjen e vrasjeve mafioze.
Postimi i Salianjit:
Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.
Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze tëpazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!
Gjëndja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!