Flash News

KRYESORE

“Do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë e drejtësisë”, Rama tregon motivin e vizitës në Kosovë

“Do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur motivin e vizitës së tij sot në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka udhëtuar drejt Prishtinës për të mësuar më shumë pas aktakuzave të ngritura ndaj presidentit Hashim Tahçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli, ish luftëtarë të UÇK-së nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, tri ditë para takimit Kosove-Serbi në Washington.

Pas qëndrimit me nota kritike që mbajti në seancën e së enjtes në parlamentin shqiptar, Rama i ka cilësuar aktakuzat si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, shkruan Rama.

Të fundit