Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Theresa May, kush janë kandidatët në garë për ta zëvendësuar

Dorëheqja e Theresa May, kush janë kandidatët në garë

Pas deklaratës së Kryeministres Theresa May se do të dorëhiqet më 7 Qershor, në garën për ta zëvendësuar kanë dalë dy kandidatë.

Është ish-Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, i cili shihet si një prej pretendentëve kryesorë për të pasuar May-n në postin e Kryeministrit. Zgjedhja e tij në krye të konservatorëve, sipas analistëve, do ta thellojë edhe më tej krizën që ka krijuar pamundësia për t’i dhënë zgjidhje procesit të shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Por së fundi, në garë ka hyrë edhe kryediplomati aktual Jeremy Hunt, i konsideruar si pasues i linjës së May-t për Brexit-in. Kandidatët kanë kohë deri më 10 Qershor të zyrtarizojnë kandidaturat. Ndërsa anëtarësia e konservatorëve do të zgjedhë në fillim të Korrikut kryetarin e ri, që do të jetë edhe Kryeministër.

 

Të fundit