Flash News

KRYESORE

‘Drejtësia nuk arriti ta kalojë vijën e kuqe’, Krasniqi: Dy lajme për ‘çështjen Tahiri’

‘Drejtësia nuk arriti ta kalojë vijën e kuqe’,

Në një reagim për Zërin e Amerikës, politologu Afrim Krasniqi ka komentuar vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Krasniqit vendimi ka dy anë, pozitive dhe negative.

“Dënimi nga drejtësia i ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri kanë me vete një lajm pozitiv dhe një lajm negativ. Për herë të parë pas shumë vitesh kemi një zyrtar të lartë, ministër të brendshëm, i cili u përball me akuza që lidhen me funksionin e tij si ministër. Ky është lajmi i mirë dhe një shenjë se drejtësia ka filluar të funksionojë në Shqipëri, dhe ata që quheshin të paprekshëm një ditë do të japin llogari. Lajmi i keq është që drejtësia nuk arriti dot ta kalojë vijën e kuqe, që t’i vendoste zyrtarët në të njëjtin nivel që vendos edhe qytetarët. Sot kemi shumë qytetarë në Shqipëri që vuajnë dënime në burgje për vepra dhe akuza shumë të vogla se ato për të cilat u akuzua ish-ministri Tahiri. Kjo është edhe një apel që Shqipëria të ketë sa më parë SPAK-un, strukturën e cila do të hetojë në mënyrë të thelluar për politikanët e lartë, në mënyrë që të vijë drejtësa e premtuar nga reforma në drejtësi dhe të kthehet besimi i publikut që çdo qytetar është i barabartë përpara ligjit dhe se Shqipëria ka ndryshuar me reformën në drejtësi dhe me sfidat e saj të integrimit drejt BE-së” - tha Krasniqi.

Të fundit