Flash News

KRYESORE

Dy vjet më parë humbi nënën, dedikimi prekës i këngëtares shqiptare: Më mungon çdo minutë e sekondë

Si sot dy vjet më parë për të dhe motrat e saj ishte dita më e errët e jetës së tyre.

Motra Ismaili humbën nënën e tyre si pasojë e një sëmundje të pashërueshme. Është më e vogla e motrave Ismaili, Zanfina ajo e cila sot e ka kujtuar nënën e tyre të ndarë nga jeta më 25 prill të vitit 2018, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo i bën një dedikim prekës, ndërsa shpreh dhimbjen që po përjeton që pas ditës kur e ëma e tyre u nda nga jeta.

“Kam menduar që do plakemi bashkë me ty, e kemi me përjetuar shumë, shumë se bashku. Kurrë se kam menduar që një sëmundje na ndan, kaq shpejtë… Tashmë, kanë mbetur kujtimet, këshillat e tua edhe dëshirat që i ke pas për mua. Çdo orë, minutë e sekondë më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016”, shkruan Zanfina në Instagram. Po ashtu, krahas dedikimit, Zanfina e kujton nënën e saj me një foto të para disa viteve, ku ajo shfaqet një vogëlushe në krahës e nënës së saj.

Të fundit