Flash News

KRYESORE

Dybala-Ronaldo, Juventusi fiton duke krijuar makinerinë e radhës

Dybala-Ronaldo, Juventusi fiton duke krijuar makinerinë e radhës

Ka Inter, por ka edhe Juventus. Kjo është antipasta e Serisë A këtë sezon, me dy skuadrat të cilat po luftojnë si macja me miun për të arritur synimin titull.

Sonte bardhezinjtë fituan 2-1 ndaj Sampdorias me lojë dhe gola të bukur. "Zonja e vjetër" e sheh veten në krye të Serie A me 42 pikë, me një ndeshje më shumë se Interi ndjekës.

Golat e takimit u shënuan brenda pjesës së parë. Perla e parë ishte në firmën e yllit Dybala, i cili në të 12' shokoi gjithë stadiumin me një gol fantastik. Vendësit e morën veten shpejt, por përkohësisht. Ata u zgjuan në të 36' për të shënuan golin e barazimit me Caprarin.

Golin e fitores e shënoi Cristiano Ronaldo. Asist nga Alex Sandro dhe gol me kokë. Tipike nga portugezi, i cili tani numëron 10 gola në kampionat. CR7 mund të shtonte numrat personalë me një gol në fund të ndeshjes, por u cilësua i parregullt.

Ndeshja e radhës e Juventusit është ajo e Superkupës me Lazion.

Të fundit