Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
KE ‘shuplakë’ Shqipërisë për dy nismat e qeverisë, ekspertët në Politiko: Rrezikojnë rëndë negociatat

Komisionit Evropian ka hartuar sërish një progres-raport të ‘zymtë’ për Shqipërinë, duke vënë në pah një sërë problematikash që pengojnë ecurinë e vendit drejt integrimit në BE.
Në këtë raport të përvitshëm të Brukselit janë renditur një sërë shqetësimesh që bien ndesh me normat e BE-së, si nisma e qeverisë për amnistinë fiskale, tentativapër tu ofruar ‘pasaporta të arta’ shtetasve të huaj, lufta kundër korrupsionit, rrezikun e pezullimit të vizave, hapat mbrapa në lirinë e shprehjes etj.
Politiko pyeti ekspertë lidhur me disa nga pikat e raportit se si ndikojnë këto kokluzione për një vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së.
Pasaportat e arta rrezikojnë negociatat
“Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”, thuhet ndër të tjera në raportin e KE-së.
Eksperti ligjor, Ervin Karamuço në një reagim për Politiko tha se miratimi i nismës për dhënien e nënshtetësisë investitorëve të huaj do të rrezikonte negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Karamuço sjell shembullin e Maltës, e cila nuk mori masa të menjëhershme pas paralajmërimit të Komisionit Evropian dhe u përball me sanksione.
“Zbatimi i projektit të ri qeveritar për të ashtuquajturat "Pasaporta të Arta" ka si argument kryesor joshjen e biznesmenëve të huaj, të cilët në këmbim të investimeve të konsiderueshme në vendin tonë, tju njihet shtetësia shqiptare, duke u pajisur me pasaportë me procedura të përshpejtuara. Në këtë rast investitorët e huaj afërmendsh nuk do të jenë perëndimor, por me shtetësi nga vende të tjera, të cilat lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen e konsiderojnë ende një luks.
Iniciativa të mëparshme nga vende të Bashkimit Evropian tashmë kanë dështuar, duke u mbyllur me shpejtësi. Bullgaria dhe Qipro anuluan miratimin e ligjit që ju njihte këtë mundësi të huajve investitor. Ndërkohë që Malta e cila vonoi të reagonte me masa të menjëhershme, të cilat tashmë janë realizuar, u përball me gjobë nga Komisioni Evropian.
Shkaku i anulimin të kësaj procedure, në dukje e zgjuar për të shtuar zërat e investimeve në zonën Shengen është denoncuar me forcë nga autoritetet më të larta të BE. Kjo e fundit nuk lejon që në hapësirën e lëvizjes së lirë të saj, të përfshihen edhe persona me rekorde të rrezikshme të krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në vendet e tyre të origjinës. Për sa më lart, ashtu siç e kam shprehur edhe herë tjetër, me miratimin e këtij vendimi Shqipëria rrezikon rëndë negociatat e anëtarësimit për në BE”, tha Karamuço.
Amnistia fiskale
Po ashtu, Shqipëria paralajmërohet dhe sa i përket nismës tjetër të qeverisë për amnistinë fiskale.
Asaj i kujtohet se është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, thuhet në raport.
Eksperti i ekonomisë Arben Malaj thekson për Politiko se kritikat e Komisionit Evropian duhen dëgjuar dhe respektuar, pasi sipas tij Shqipëria ka prioritet kombëtar integrimin evropian dhe moszbatimi i këtyre pikave do të ndikonte në këtë proces.
“Nisja e negociatave, përparimi ne këtë proces, eliminimi i çdo pengese dhe vonese duhet te jete prioriteti i Shqipërisë. Dy kritikat konkrete nga BE, FMN, BB dhe institucione te tjera, paralajmërimet për risqet për pastrimin e parave kriminale deri tek financimi i terrorizmit - duhen dëgjuar dhe respektuar. Shuma e parave qe shpresohen nga këto dy iniciativa nuk do jene aq te mëdha sa përfitimet direkte dhe indirekte nga reformat strukturore dhe nga akseset ne politikat, projektet dhe financimet nga BE dhe donatoret e tjerë bilateral dhe multilateral.
Shqipëria është vend sovran, por ka prioritet kombëtare integrimin evropian. Ky proces është ne thelb dorëzim gradual i sovranitetit. Kjo imponon bashkëpunim efikase te përhershëm. Shpresoj qe qeveria te respektoj analizën e risqeve dhe paralajmërimet qe amnistia fiskale dhe "golden passaport" mund ti sjellin procesit te integrimit”, tha Malaj./ Politiko.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38