Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në Parkun “Rinia” në Korçë

Aksident i trefishtë në Parkun “Rinia” në

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në parkun “Rinia” në Korçë.

Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Duhet thënë se zona e parkut është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qenë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë mjetet kanë devijuar në një rrugë dytësore pasi aktualisht rruga e parkut është bllokuar nga aksidenti.

Të fundit